Një fitore karakteri që jep siguri për të ardhmen. Milani mundi 2-1 Napolin në San Siro në një ndeshje të mbushur me emocione.
Kuqezinjtë e nisën më ritëm të lart që në fillim teksa shfrytëzuan më së miri mundësinë e parë. Pulisic pasoi për Salemakers ndërsa belgu lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë. Edhe pas këtij goli, Milani nuk e uli ritmin dhe vazhdoi me presionin në fushë.
Pas gjysëm ore lojë, radhën e kishte, Pulisic që pas një kombinimi në zonë, të dyfishonte rezultatin. 6 minuta më vonë, kampionët e Italisë pretenduan për një penallti por për gjyqtarin çdo gjë ishte i rregullt dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Estupinian ndaloi në mënyrë të parregullt Di Lorenzon dhe arbitri drejtoi gishtin nga penalltia dhe sikur të mos mjaftonte kjo ndëshkoi me karton të kuq lojtarin milanist.
Kevin De Brune ngushtoi diferencat në 2-1 dhe rihapi llogaritë e takimit. Napoli shtoi presionin por fati i mungoi disa herë. Për më shumë se 37 minuta, Milani u detyrua të luajë me 1 lojtar më pak megjithatë muri kuqezi ishte vendosur mjaft mirë duke lënë shumë pak hapësira.
Ky sukses, e ngjit Milanin në krye të tabelës me 12 pikë po aq sa dhe Napoli e Roma, në vendin e katërt qëndron Juventusi me 11 pikë ndërsa Interi në të pestin me 9 pikë pas 5 javësh. (A2 Televizion)