
Një i moshuar është gjetur i pajetë në Lungomare të Vlorës. A2 CNN mëson se trupi i pajetë i përket 89-vjeçarit Shezai Hoxha, i cili vuante nga skleroza.
I moshuari është parë duke u futur në det për t’u larë duke humbur me pas jetën. Ende nuk dihen ende shkaqet.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)