Spanja shpallet kampione e botës, bie nga froni Argjentina e Messi-t

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 08:05 | Futboll

Spanja shpallet kampione e botës, bie nga froni Argjentina e Messi-t

Spanja është kampionia e re e botës në futboll, pasi mposhti Argjentinën me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë në finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin "New York New Jersey".

Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, duke i dhënë "La Roja"-s trofeun e dytë në historinë e saj pas triumfit të vitit 2010.

Finalja u karakterizua nga dominimi i Spanjës, e cila krijoi më shumë raste dhe kontrolloi pjesën më të madhe të lojës, ndërsa Argjentina pati vështirësi në fazën sulmuese. Pavarësisht rezistencës së portierit Emiliano Martínez dhe mbrojtjes argjentinase, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente gjeti golin vendimtar në kohën shtesë falë Ferran Torres, i aktivizuar nga stoli.

Për Argjentinën, kjo ishte një finale e hidhur dhe mund të shënojë paraqitjen e fundit të Lionel Messit në një Kupë Bote. Pas vërshëllimës përfundimtare pati edhe tensione mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ndërsa festa shpërtheu në kampin spanjoll për suksesin historik.

Spanja shpallet kampione e botës, bie nga froni Argjentina e Messi-t (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos