Eksperti i ekonomisë: Të rinjtë refuzojnë të bëjnë punë 8-orëshe me 600 euro

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 22:43 | Ekonomi

Vjoldi Danaj, ekspert i ekonomisë, deklaroi se të rinjtë në Shqipëri nuk duan të punojnë 8 orë në ditë “sepse i duken shumë”.

“Në një vend ku qytetarit i thua “hajde, puno dhe rroga jote do të jetë 600 euro” dhe thotë “jo sepse është shumë pak, më mirë preferoj të rri”, në një vend ku neglizhohet të rrijë 8 orë në punë se i duken shumë dhe kërkon të punojë vetëm 4 orë dhe jo më shumë se kaq, në një vend ku të rinjtë nuk pranojnë të punojnë në një kompani me të gjitha standardet dhe kushtet e punës… Unë mund të them disa shembuj të disa kompanive, se më ka lidhur puna në gjithë këto vite që jam rikthyer nga Italia”, tha Danaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ne kemi një problem social dhe kulturor. Këtu është rrënjosur mentaliteti i pasurimit shumë të shpejtë. Ka kontribut nga të gjitha palët politike kjo. Që pas rënies së regjimit, e gjithë ADN-ja e popullit shqiptar është shpërbërë, janë bërë materialistë”, shtoi Danaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos