Zbardhen emrat, ja kush janë 3 personat që u plagosën në atentatin në Elbasan

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 22:53 | Kronikë

Zbardhen emrat, ja kush janë 3 personat që u plagosën në

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një atentati me armë zjarri në lagjen "Vullnetari" në Elbasan. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, të plagosurit janë shtetasit:

Bjorgi Hoxha, 19 vjeç

Renaldo Mance, 31 vjeç

Armand Tomorrica, 32 vjeç

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në verandën e një lokali, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre të rinjve.

Në momentin e të shtënave, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili është vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Gjatë largimit, i dyshuari ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:30, në lagjen "Vullnetari", Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos