Nuk kishte fitues në ndeshjen e parë mes Sporting Club dhe Atalanta-s e vlefshme për fazën e të 1/8-ave të Europa League.
Sfida e luajtur në Lisbonë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat që e kërkonin me ngulm fitoren ndërsa në fund të 90 minuta gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1.
Vendasit zhbllokuan takimin, me Paulinjo që pas kombinimi të bukur në zonë, gjeti rrjetën dhe kaloi portugezët në avantazh.
Kundërpërgjigja e italianëve erdhi po në pjesën e parë me Xhanluka Skamaka që vendosi baraspeshën në fushë. Deri në fund ekipi i Gasperinit tentoi dhe për të përmbysur shifrat por rezultati nuk ndryshoi. Titullar për 90 minuta ishte dhe futbollisti i kombëtares Berat Gjimshiti, i cili u shndërrua në një mur për sulmin portugez duke mos lënë hapësira. Takimi i kthimit në Bergamo do të luhet në 14 mars. (A2 Televizion)