Kosova e përjashtoi, fati i keq ndjek futbollistin dhe në klubin ku luan

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 18:02 | Futboll

Kosova e përjashtoi, fati i keq ndjek futbollistin dhe në klubin ku

Lajme aspak të mira për lojtarin e Kosovës, Florent Muslija, i cili u përjashtua pak ditë më parë nga grumbullimi për shkelje të rregullave.

Mbrojtësi së fundmi është lënë jashtë skuadrës së Freiburg në ndeshjen e radhës që ajo do të luajë ndaj Bochum në Bundesliga.

Në shpjegimin e tij, trajneri Julian Schuster pranoi se dënimi lidhet me ngjarjet e ndodhura të lojtarit te Kosova, ndërsa tha se Muslija duhet të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tij.

Mbrojtësi u largua nga hoteli i grumbullimit, pa leje dhe për këtë arsye, Federata e Kosovës dhe trajneri Franco Foda, vendosën ta largojnë nga grumbullimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos