Sylvinho e ka "harruar", por Fiorentina ka gati 10 mln euro për Cristian Shpendin

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 12:07 | Futboll

Sylvinho e ka "harruar", por Fiorentina ka gati 10 mln euro për

Fiorentina është në kërkim të një sulmuesi për të forcuar repartin e saj sulmues, me synimin për të investuar që në merkaton e janarit për zëvendësuesin e Moise Kean.

Në Itali mediat e bëjnë tashmë fakt të kryer se objektivi kryesor i klubit toskan është 21-vjeçari shqiptar Cristian Shpendi.

Sulmuesi është vëllai binjak i Stiven Shpendit, kartoni i të cilit është në pronësi të Empolit dhe aktualisht është bomberi i Serie B, duke shkëlqyer me Cesena-n .

Shpendi ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 6 herë në 32 ndeshje të luajtura në 15 muajt e fundit, duke treguar sy të mprehtë dhe shkathtësi të madhe para portës.

Fiorentina është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për të blerë talentin e ri të Kombëtares Shpresa, duke e vlerësuar si përforëcimin e duhur për sulmin.

Në 15 ndeshjet e këtij sezoni Shpendi ka shënuar dhjetë gola, tetë prej të cilëve në Serie B dhe dy në Kupën e Italisë. Interes për të kanë shprehur edhe klube si Napoli, Lazio apo edhe Juventus.

Cristian Shpendi ka luajtur shtatë ndeshje me kombëtaren U-21 të Shqipërisë dhe ka shënuar një gol, por tekniku Sylvinho nuk i ka dërguar kurrë një ftesë për grumbullim me Kombëtaren A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos