Pak orë nga zyrtarizimi i emërimit të tij si drejtor sportiv i Milanit, Igli Tare ka përveshur mëngët dhe ka nisur punën për të ndryshuar fytyrën e klubit kuqezi.
Sipas mediave italiane, Tara është takuar menjëherë me homologun e Romës Ghisolfi dhe menaxherin Giuseppe Riso, shkruan A2 CNN. Me të parin ka folur për të ardhmen e mesfushoriut belg, Saelemaekers, i cili duket se do të kthehet në Milano. Ndërsa me të dytin ka diskutuar për disa lojtarë të klubit, të cilët përfaqësohen prej tij.
Por sipas asaj që raportohet, Tare nuk është ndalur te lëvizjet brenda Serie A, por ka nisur të interesohet për mesfushorin e Manchester United, Alejandro Garnacho. Argjentinasit i është thënë nga trajneri Ruben Amorim se mund të largohet nga United, por beteja për të do të jetë e fortë.
Në janar, Chelsea qe pranë nënshkrimit me 20-vjeçarin, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe Napoli në të shkuarën. (A2 Televizion)