Tirana-Partizani, të hënën derbi i kryeqytetit, dy ekipet luajnë vetëm për 3 pikë

Nga Dea Kozma
5 Prill 2025, 20:18 | Futboll

Tirana-Partizani, të hënën derbi i kryeqytetit, dy ekipet

Vëmendja e kësaj javë në futbollin shqiptar është në derbin e kryeqytetit Tirana Partizani. Ndonëse dy ekipet mes njëra-tjetrës kanë 15 pikë diferencë, secila prej tyre kërkon fitore për të arritur objektivat e sezonit. Një derbi gjithmonë garanton spektakël pavarësisht gjendjes së dy skuadrave.

Në orën 20:00 të hënën dy ekipet do të luajnë derbin e katërt për këtë sezon dhe  i 177-i në historinë mes dy klubeve. Demat janë në vendin e katërt  dhe një sukses përballë Tiranës mund ti siguronte një vend në Final 4 ndërsa bardheblutë kanë synimin e mbijetesës pasi aktualisht mbyllin klasifikimin në vendin e 10.

Në histori,  Partizani ka dy vite e 4 muaj që nuk njeh humbje në derbi. Për herë të fundit,  Tirana fitonte në dhjetor të  2022 me rezultatin 0-2 dhe që nga ajo ndeshje në 10 takime që janë luajtur mes dy skuadrave  5  janë mbyllur në barazim dhe 5 të tjera ka  fituar  Partizani. 

Pavarësisht statistikave të dyja skuadrat do të tentojnë vetëm për 3 pikë të hënën në orën 20:00 në stadiumin Arena Kombëtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos