Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin kolumbian dhe jo vetëm. Pamjet e futbollistit Andrés Filip Román që lëkundet dhe më pas rrëzohet në fushë ishin tronditëse për këdo.
Në minutën e 13-të lojtari nuk është ndjerë mirë dha ra pa ndjenja në tokë. Shokët e skuadrës dhe kundërshtarët u vendosën rreth tij për t’i siguruar privatësinë maksimale ndërsa luteshin për 29 vjeçarin.
Në fushë mbërriti menjëherë ambulancë që ta transportonte më pas në spital por për fat të mire kolumbiani e mori shpejt veten dhe u largua nga vetë nga fusha. (A2 Televizion)