Turpërohen kampionët në fuqi të Italisë

Nga A2 CNN
7 Janar 2024, 17:43 | Futboll

Turpërohen kampionët në fuqi të Italisë

Napoli është turpëruar në Torino duke humbur me rezultatin e thellë 3-0 dhe pas kësaj disfate, kampionët në fuqi të Italisë rrezikojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Sanabria, Vlasic dhe Buongiorno ishin autorët e golave për Torinon, që e sheh veten tashmë në vendin e 10 të renditjes, një pikë më pak sesa Napoli.

Në ndeshjen tjetër të drekës së Serisë A, Lazio mposhti me shumë vështirësi Udinesen në transfertë. 2-1 rezultati për lacialët, me golat e shënuar nga Pellegrini dhe Vecino.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos