Pas disa bisedimeve intensive, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka arritur të bindë Antonio Conte-n të vazhdojë si trajner i skuadrës.
Conte ka pranuar një zgjatje kontrate me rritje page, ndërsa klubi ka premtuar një merkato të fuqishme me të paktën gjashtë përforcime cilësore, përfshirë tentativën për të sjellë Kevin De Bruyne, si dhe përmirësime të mëdha në qendrën stërvitore të ekipit në Castel Volturno.
Vendimi për qëndrimin e Conte-s u konfirmua pas një takimi prej dy orësh e gjysmë në Napoli, në prani edhe të drejtuesve të tjerë të klubit.
Palët dolën të kënaqura dhe festuan së bashku, ndërsa De Laurentiis e konfirmoi publikisht me një mesazh në rrjetet sociale: “Avanti tutta. Më të fortë se kurrë.” (A2 Televizion)