Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja

Nga Dea Kozma
29 Maj 2025, 17:57 | Futboll

Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja

Vitet kalojnë, por klasi i Lionel Messit dhe Luis Suarezit mbetet. Dyshja e riktheu Inter Miamin te suksesi, duke mposhtur me rezultatin 4-2 Montrealin, shkruan A2.

Messi dhe Suarez ishin padyshim protagonistët kryesorë të takimit, teksa shënuan nga dy gola secili.

Pas këtij suksesi, Inter Miami arriti fitoren e dytë në nëntë ndeshjet e fundit. Sinjale dhe nga Suarez, i cili nuk kishte shënuar që nga fitorja e fundit e skuadrës më 3 maj.

Uruguajani shkon në kuotën e 4 golave në këtë sezon dhe mbetet shumë larg pritshmërive.

Pas kësaj fitoreje, Inter Miami ngjitet në vendin e gjashtë në Konferencën Lindore, me 26 pikë pas 15 ndeshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos