Vendimi i parë i epokës Tare, Milan shkarkon Sergio Conceiçaon

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 07:21 | Futboll

Vendimi i parë i epokës Tare, Milan shkarkon Sergio Conceiçaon

Klubi i njohur italian, Milan, ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Sergio Conceição, vetëm disa muaj pas emërimit të tij në krye të skuadrës.

Portugezi mori drejtimin në dhjetor të vitit 2024 pas largimit të Paulo Fonsecës, por nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e klubit dhe tifozëve në San Siro.

Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, Conceição arriti një fitore të spikatur kundër Juventusit me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane, por rezultatet në kampionat dhe në Europë lanë për të dëshiruar.

Milan ka pësuar rënie të ndjeshme në renditje, duke humbur terren në garën për vendet e para dhe për një kualifikim në Ligën e Kampionëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos