Mbrëmje historike për klubin e Chelsea. Ekipi anglez fitoi me rezultatin 4-1 finalen e Ligës së Konferencës ndaj Betisit dhe bëhet klubi i parë që i ka fituar të 3 trofetë europianë për klube: Champions League, Europa League dhe Conference League.
Asnjë skuadër tjetër nuk ka mundur t’i fitojë të 3 trofetë, shkruan A2.
Chelsea e ka fituar Champions League në sezonet 2011/12 dhe 2020/21. Europa League e ka fituar në sezonet 2012/2013 dhe 2018/19. Dhe këtë sezon skuadra angleze e drejtuar nga Enzo Maresca fitoi edhe Conference League, titullin e tretë për nga rëndësia.
(A2 Televizion)