Zyrtarizohet e ardhmja e Brojës, do të qëndrojë në Premier League

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 07:49 | Futboll

Zyrtarizohet e ardhmja e Brojës, do të qëndrojë në

Armando Broja duket se do të qëndrojë në Premier League të paktën edhe për këtë sezon të ri futbollistik, ndonëse kërkesat për kartonin e tij këtë merkato vere ishin jo të pakta.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka zbuluar se shtatlarti shqiptar ka pranuar të huazohet te skuadra e Ipswich Town, e ngjitur këtë vit në mesin e më të mirave të Anglisë, dhe që ka kryer një merkato cilësore.

Pasi Chelsea nuk pranoi ta shiste, palët kanë rënë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipswich është zgjedhja e duhur.

Gjithashtu, marrëveshja parashikon që “Traktorët” do ta transferojnë menjëherë Brojën verën e ardhshme për 30 milionë paund, nëse arrihet mbijetesa.

Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me vizitat mjekësore që do të kryhen brenda këtyre 24 orëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos