Boksi shqiptar ka të ardhme, Riduan Gashi merr medaljen e bronztë në kampionatin Europian

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 22:24 | Sporte të tjera

Boksi shqiptar ka të ardhme, Riduan Gashi merr medaljen e bronztë

Shqipëria vijon të nxjerrë boksierë të nivelit të lartë dhe i radhës është 16-vjeçari Riduan Gashi, i cili ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të boksit, i cili është zhvilluar në Bosnjë.

Një eksperiencë e paharruar. I uroj Ridit suksese paç gjithmonë. Dua të falenderoj të gjithë çunat e ekipit kombëtar, Enea Brahjen, Jurgen Lazrin ,Kristian Jubani, Led Kolen, Renis Tresen, Riduan Gashin si dhe kolegun tim të kombëtares Klavdio Çekini.

Një falenderim shkon edhe për Federatën e Boksit në veçanti për sekretarin e federatës Enea Kovaci. Urime Shqipëri”, shkruan trajneri i Kombëtares së boksit, Renato Kurti në një postim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe foto nga triumfi kuqezi.

Boksi shqiptar ka të ardhme, Riduan Gashi merr medaljen e bronztë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos