Boston Celtics është shpallur kampion në NBA, për herë të parë që nga viti 2008.
Me një ndeshje perfekte, të përfunduar me rezultatin 106-88, Boston mbylli serinë e Finaleve 4-1, duke u bërë njëkohësisht edhe skuadra me më shumë tituj në historinë e basketbollit amerikan.
Tashmë, Boston Celtics numëron 18 tituj, duke lënë pas Los Angeles Lakers me 17.
(A2 Televizion)