Boksieri shqiptar shpallet nënkampion bote

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 21:39 | Sporte të tjera

Boksieri shqiptar shpallet nënkampion bote

Boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca ka fituar medaljen e argjendtë dhe ka rrëmbyer titullin e nënkampionit të botës, në Kampionatin Botëror të të rinjve që është duke u zhvilluar në Jerevan të Armenisë.

16 vjeçari me origjinë nga Mirëdita garonte në kategorinë deri në 57 dhe u mund në finale nga rusi Platon Kozlov, në një ndeshje që u kontestua shumë nga shqiptari për shkak të disa vendime të arbitrave.

Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi përfaqësuesin nga Afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, ndeshje që i siguroi atij dhe podiumin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos