Distria Krasniqi korr fitore në Olimpadën e Parisit dhe shkon në gjysmëfinale

Nga Ideal Gola
28 Korrik 2024, 12:16 | Sporte të tjera

Distria Krasniqi korr fitore në Olimpadën e Parisit dhe shkon në


Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka shkuar në gjysmëfinale në Olimpadën e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Atë e ndan vetëm një fitore për të siguruar medaljen e dytë olimpike.

Rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Ndërkaq, në rrethin e dytë ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia.

Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Izraeli Gefen Primo, po ashtu me Ippon.

Duelet për medalje olimpike mbahen pasditen e së shtunës.

Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos