Manjola Konini ka mbyllur garën e saj të parë në Paris, në disiplinën e Qitjes, 10m Air Pistol, duke u renditur në vendin e 43-të.
Sportistja e Team Albania në garën e saj kualifikuese arriti të grumbullonte 549 pikë dhe la pas në renditje sportistet e Greqisë dhe Egjiptit.
Gara e radhës e Manjola Koninit është më 2 Gusht, në disiplinën 25m Pistol.
Ndërsa paraditen e të dielës radhën e ka notarja Kaltra Meça në bateritë kualifikuese të disiplinës 200 metra stil i lirë. (A2 Televizion)