Dyshimet mbi volejbollisten braziliane, reagon klubi i Pogradecit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 14:29 | Sporte të tjera

Dyshimet mbi volejbollisten braziliane, reagon klubi i Pogradecit

Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, është kthyer në çështje ditët e fundit në sportin shqiptar, pasi për brazilianen është kërkuar testi i gjinisë nga disa ekipe konkurrente, mes të cilëve edhe Pogradeci.

Administratori i ekipit, Dorian Latifllari, deklaroi se arsyeja e kërkesës nuk është rezultati sportiv, pasi Pogradeci e ka mundur Dinamon edhe me Nayarën në parket.

“Kemi ngritur një çështje që është komplet sportive, nuk e di pse mori këto përmasa. Ne kërkojmë për këtë lojtare një analizë specifike nëse është e përshtatshme për të luajtur në këtë kategori. Kemi parasysh përdorimin e substancave të ndaluara ose terapive hormonale. Ajo ka disa të dhëna ndryshe nga lojtaret e tjera, kemi ngritur dyshime dhe presim që Federata t’i vërtetojë”, tha Latifllari.

“Pavarësisht kësaj, ne kemi fituar përballë Dinamos edhe me Nayarën në fushë”, shtoi Latifllari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos