Gjyq volejbollistes braziliane! Si thashethemet e korridoreve "zhytën" Nayarën?

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 15:12 | Sporte të tjera

Gazetari sportiv Ervin Baku, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, komentoi çështjen e volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira, për të cilën është kërkuar testi i gjinisë.

“Është një volejbolliste që ka lindur femër, me një karrierë 18-vjeçare, që ka luajtur në 17 klube, në 7 vende të ndryshme dhe në 3 kontinente. Në gusht erdhi në Shqipëri, luajti 5 javët e para dhe befas i kërkohet të bëjë testin e gjinisë, pasi 3 klube kundërshtare të Dinamos e kërkuan këtë gjë. Është një skandal i madh, pasi kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. CAS-i në Lozanë është i qartë në këtë pikë: testi i gjinisë kërkohet duke u bazuar në prova të qarta”, u shpreh Baku.

“3 klube konkurrente të Dinamos u kujtuan pas 5 javësh kampionat. Federata, që nuk ka një rregullore të qartë, e pezulloi. Të gjithë kemi patur në lagje vajza që ishin “tip çunash”. Ajo ka tatuazhe, ka një sjellje të sajën dhe kaq. Këtu te ne duan që të jemi të gjithë njësoj. E kemi vrarë atë vajzë. Por, fatmirësisht opinioni publik është me lojtaren”, shtoi gazetari sportiv.

Sipas Bakut, ringritja e Dinamos në volejboll ka bërë që kundërshtarët të tërbohen dhe të ankohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos