Giro d’Italia, policia e Durrësit publikon hartën e rrugëve që bllokohen më 8 dhe 9 maj

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 09:24 | Sporte të tjera

Giro d’Italia, policia e Durrësit publikon hartën e rrugëve

Policia e Durrësit ka publikuar planin e masave që janë ndërmarrë për mbarëvajtjen e garës ndërkombëtare, “Giro d’Italia 2025”, e cila nis nga qyteti bregdetar më 9 maj.

Në Durrës do të ketë kufizime të përkohshme në parkim dhe qarkullim për disa segmente rrugore si dhe ndalim të lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara.

PLANI:

-          Ndalim parkimi më datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

Segmentet e rrugëve:

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga e Re e Portit

Rruga "Aleksandër Goga"(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga "Dëshmorëve" (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga "Adria"(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga "Pavarsia"(deri në Plepa)

-          Ndalim qarkullimi dhe parkimi më datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

Rruga “Mars 91”

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit - Rruga “Pavarësia”

Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Autostrada "Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan".

Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

Rruga "Taulantia"(nga ish-hotel "Vollga" deri te hotel "Arvi")

Rruga "Anastas Durrsaku"(nga ish-hotel "Vollga" deri te gjimnazi "Gjergj Kastrioti")

Rruga e Re e Portit

Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos