Mposht Tiranën në 3 sfida, Flamurtari i Vlorës në Basketboll për femra shpallet kampion për herë të 26-të

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 21:11 | Sporte të tjera

Mposht Tiranën në 3 sfida, Flamurtari i Vlorës në Basketboll

Flamurtari i Vlorës në Basketboll për femra shpallet kampion për herë të 26-të në Kampionatin Kombëtar, duke mundur Tiranën në 3 finalet e luajtura: dy në Vlorë dhe një në Tiranë.

Kjo fitore e vajzave të ekipit të Flamurtarit në Basketboll vjen fill pas suksesit të arritur në Futboll nga ekipi i Flamurtarit, të cilët arritën të mposhtnin Vorën me rezultatin 1:0, shkruan A2 CNN.

Kjo fitore bëri që ekipi i Flamurtarit në Futboll të mbajë vendin e dytë dhe të ngjitet në kategorinë Superiore, pasi prej disa vitesh ishte në Kategorinë e Parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos