Lewis Hamilton është përplasur me Ferrarin e tij gjatë programit të testimit të ekipit në Spanjë, që zhvillohet çdo vit përpara nisjes së sezonin.
Fatmirësisht, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 doli pa lëndime nga ky aksident ku ai mësohet se humbi kontrollin e makinës së ekipit të vitit 2023 në Circuit de Barcelona-Catalunya.
Ferrari nuk pranoi të komentojë mbi incidentin, i cili ndodhi në ditën e dytë të provave të Hamilton në pistën spanjolle, ku ai po ndan makinën me shokun e skuadrës Charles Leclerc.
Incidenti ndodhi pasi Ferrari kërkon të përshtasë Hamiltonin në ekip sa më efektivisht të jetë e mundur përpara fillimit të sezonit në Çmimin e Madh të Australisë më 14-16 mars.
Ferrari e konsideron përplasjen si normale pasi “Hamilton po mëson karakteristikat e një makine të panjohur, pas 12 vitesh me Mercedes”. (A2 Televizion)