Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane.
Volejbollisti që fitoi gjithçka me Partizanin në sezonin që lamë pas, tani është gati për një tjetër sfidë, këtë herë jashtë vendit dhe ka firmosur një kontratë një vjeçare në Itali.
I dalë nga akademia e volejbollit në Shijak, 22 vjeçari është veçuar për cilësitë dhe forcën në parket.
Oferta nga Cecina Volej ishte e parezitueshme për ish-volejbollistin e Partizanit i cili tregoi dhe pritshmërinë që ka për kampionatin italian.
Raul Sabliqi fitoi çdo trofe të mundshëm me Partizanin në sezonin e kaluar, nga Kupa e Federatës, Kupa Pavarësia, Liga Gjergj Kastrioti, Kupa e Shqipëria dhe mbi të gjitha si kurorëzimi i një sezoni të suksesshëm, u shpall kampion i Shqipërisë. (A2 Televizion)