Basketbolli shqiptar/ Besëlidhja me objektivin për të fituar çdo trofe

Nga Dea Kozma
30 Korrik 2025, 12:13 | Sporte të tjera

Punë, stërvitje dhe qëllime të qarta. Besëlidhja dhe këtë edicion vjen me një projekt serioz dhe ambicioz për të ardhmen.

Nën drejtimin e trajnerit Afrim Bilali, lezhianët janë besimplotë se dhe në sezonin e ri do luhet për çdo trofe të mundshëm, shkruan A2.

Sipas teknikut Bilali, objektivat tani janë rritur dhe në Ligën Unike.

Lëvizja e parë në merkaton e Besëlidhjes ishte Frenki Lilaj. Shtatlarti që sezonin e kaluar luajti me Tiranën, këtë edicion zgjodhi t’i besojë projektit lezhian. 

Sezoni i ri në basketbollin shqiptar do të nisë në fund të shtatorit me Kupën e Federatës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos