John Cena njofton tërheqjen nga “Wrestling”: Në 2025, ndeshja ime e fundit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 14:08 | Sporte të tjera

John Cena njofton tërheqjen nga “Wrestling”: Në 2025,

Aktori dhe mundësi amerikan John Cena ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat në ndeshjet e “World Wrestling Entertainment” (WWE).

Cena e bëri njoftimin surprizë për fansat gjatë një paraqitjeje në eventin “WWE Money in the Bank” në Kanada. 47-vjeçari, i cili iu fut edhe aktrimit 18 vjet më parë, tha se ndeshja e tij e fundit në ring do të jetë në vitin 2025 si pjesë e një turneu lamtumire.

“Sonte njoftoj zyrtarisht tërheqjen time nga WWE”, u tha ai fansave në Toronto të cilët reaguan me habi dhe më pas brohoritën “faleminderit Cena”.

"Çfarë gjesti i jashtëzakonshëm mirësie," u përgjigj ai.

Cena konsiderohet si një nga mundësit profesionistë më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ka arritur statusin e kampionit botëror 16 herë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos