Kampioni i karatesë, pasioni i trashëguar nga babai te djali, Jori kërkon çdo medalje

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 11:39 | Sporte të tjera

Karateja është një nga sportet më të vjetra në botë. Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka mbështetjen që sportistet do të donin, ka nga ata të apasionuar që nuk kanë menduar ta lënë kurrë.

Përkundrazi dashurinë për karatenë e kanë përcjellë dhe te trashëgimtaret e tyre, me dëshirën që ky sport të arrij në maja.

Jori është një nga kampionët e vegjël të vendit tonë që premton shumë dhe për të ardhmen. Ai e ka nisur karatenë që kur ishte 3 vjeç dhe pasionin e ka marrë nga babai i tij, Erton Latollari i cili dikur ka qenë kampion i Shqipërisë.

Sot në hapat e tij, Jori 9 vjeç ka objektiva të qarta se çfarë do të arrij. Përfitimet që ky sport ka janë të mëdha.

Erton Latollari prej vitesh stërvitet dhe brezin e ri ndërsa  tregon se ardhmja në karate është premtuese. 

Jori deri më tani në 9 kompeticione që ka marrë pjesë, ka zënë vendin e parë dhe dëshira e tij është që një ditë të përfaqësoj vendin dhe në aktivitete mbarë botërore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos