Leclerc fiton për herë të parë garën e shtëpisë, Ferrari kthehet te suksesi

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 18:23 | Sporte të tjera

Leclerc fiton për herë të parë garën e

Charles Leclerc më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij. Piloti nga Monako ka fituar garën e shtëpisë në Montekarlo për herë të parë në karrierë dhe ka kthyer Ferrarin te suksesi në këtë pistë pas shtatë vitesh.

Leclerc u nis nga “pole-position” dhe ia doli ta ruante vendin e parë deri në fundin e një gare që kishte pak emocione, përveç aksidentit të frikshëm në xhiron e parë mes Perez, Magnusen dhe Hulkenberg, që solli flamurin e kuq.

Podiumin e plotësuan Oscar Piastri me McLaren dhe Carlos Sainz me Ferrari. Zonën e pikëve më pas e plotësuan Norris, Rusell, Verstappen, Hamilton, Tsunoda, Albon dhe Gasly.

Pas kësaj gare, Maks Verstappen vazhdon të mbetet i shkëputur në kryesimin e kampionatit me 169 pikë, i ndjekur nga Leklerk me 138 pikë dhe Norris me 113.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos