Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u shit në ankand për 18,17 milionë dollarë (pothuajse 16 milionë euro), duke vendosur një rekord të ri për një makinë të drejtuar nga piloti legjendar gjerman, i cili u zhduk nga skena publike pas aksidentit me ski në dhjetor 2013.
Shitja u zhvillua në një ankand të organizuar nga RM Sotheby's përpara provave zyrtare për Çmimin e Madh të Monte Karlos, në Formula 1.
Makina Ferrari F2001 u bë makina e katërt më e shtrenjtë e Formula 1. Në krye të listës është Mercedes W196 R Stromlinienwagen, i vitit 1955, e drejtuar nga Juan Manuel Fangio dhe Stirling Moss, e cila u shit më parë këtë vit për 54 milionë dollarë (47.5 milionë euro). (A2 Televizion)