Një tragjedi në botën e sportit ka ndodhur, në orët e para të mëngjesit, në Kenia. Rekordmeni botëror i maratonës, Kelvin Kiptum, dhe trajneri i tij, Gerves Hakizimana, kanë vdekur në një aksident automobilistik jashtë qytetit të tij të lindjes Eldoret në Luginën e Rift.
Lajmi i kobshëm është konfirmuar nga policia keniane dhe Federata Botërore e Atletikës.
Kelvin Kiptum set a new world record marathon time today at 2:00:35.
— Joe Pompliano (@JoePompliano) October 8, 2023
That’s a 4:36/mile pace…for 26.2 miles — and he beat Eliud Kipchoge’s previous record by 34 seconds.
He is only 23 years old!
That’s one of the greatest athletic achievements ever.pic.twitter.com/nTNL5ZizYW
“Atleti 24-vjeçar, i cili drejtonte një Toyota Premio, dhe trajneri i tij vdiqën menjëherë në vendin e aksidentit. Ai humbi kontrollin, doli nga rruga, ra në një kanal dhe goditi një pemë të madhe”, tha shefi i policisë lokale për CNN. Një grua, e cila gjithashtu ndodhej në automjet, ka shpëtuar me plagë të rënda.
Kiptoum u shpall rekordmen botëror pas kohës 2:00:35, që ai vendosi në Maratonën e Çikagos, tetorin e kaluar.
World Athletics is deeply saddened to hear that marathon world record-holder Kelvin Kiptum died in a road traffic accident on Sunday at the age of 24.
— World Athletics (@WorldAthletics) February 11, 2024
Obit: ???? https://t.co/0CF1NbAzgw pic.twitter.com/TgWepi0cok
Kiptum filloi të vraponte në një maratonë, vetëm një vit përpara se të vendoste rekordin e tij botëror. Ai përmirësoi kohën e tij personale me 50 sekonda për të thyer rekordin prej 2:01:09 të mbajtur nga bashkatdhetari Eliud Kipchogi, i cili konsiderohet gjerësisht si maratonisti më i madh i të gjitha kohërave.
Kiptoum shihej si pasardhësi i Kipchogi dhe shumë besonin se do të ishte ai që do të përfundonte një maratonë në më pak se 2 orë. Sa i përket trajnerit të Kiptoum, 36-vjeçari Hakizimana ishte një ish-atlet profesionist nga Ruanda, i cili garoi në gara nga 5000 metra deri në gjysmë maratonë. (A2 Televizion)