Tym e flakë tek Ministria e Arsimit, policia apel: Distancohuni nga dhuna

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 14:23 | Aktualitet

Protestuesit i kanë vënë flakën tre koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia ka bërë thirrje për të protestuar paqësisht dhe të mos bllokojnë rrugën.

Studentë dhe të rinj janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen  kryeministrit Rama.

Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë e mbështetës të Partisë Demokratike.

Ndërkohë në fillim të Rrugës së Durrësit situata është më e qetë, aty ku ndodhen edhe deputetët e PD-së pas përplasjeve me protestuesit tek Ministria e Arsimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos