Startojnë Lojërat Olimpike Paris 2024, momenti kur parakalon delegacioni shqiptar

Nga A2 CNN
26 Korrik 2024, 20:37 | Sporte të tjera

Në Paris ka nisur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike 2024, ku Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë.

Për të parën herë në histori ceremonia e inaugurimit nuk zhvillohet në një stadium, por në lumin Sena, ku 10.500 sportistët kanë nisur të parakalojnë me varka.

Delegacioni i parë që parakaloi në lumin Sena ishte ai i Greqisë, ndjekur nga ekipi i Afganistanit, Afrikës së Jugut dhe më pas Shqipëria.

Flamurmbajtësja e Shqipërisë ishte notarja Kaltra Meça, ndërsa sportistët e tjerë që marrin pjesë janë notari tjetër Kristi Koxhaku, Luiza Gega dhe Franko Burraj në Atletikë, Zelmikhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev në Mundje dhe Manjola Konini në Qitje.

Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis olimpiadën në datën 27 korrik, ndërsa pas saj radha është e notares Kaltra Meça. Në datën 30 korrik garon edhe Kristi Koxhaku në të njëjtën disiplinë.

Më pas radhën e ka Atletika, me Franko Burraj që zbret në pistë në datën 3 gusht, ndërsa një ditë pas tij garon Luiza Gegën.

Në fund Shqipëria përfaqsohet me ekipin e Mundjes, ku Abakarov garon në datën 8 gusht. Një ditë më vonë radha e Valiev dhe më pas Lojërat Olimpike mbyllen me Dudaev në datën 10 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos