Parisi “i blinduar” për Lojërat Olimpike

Nga Anxhela Celibashi
26 Korrik 2024, 08:13 | Sporte të tjera

Postblloqet e sigurisë të ngritura në rrugët e Parisit kanë shqetësuar vendasit dhe turistët që kanë shkuar atje.

Masat e sigurisë që janë marrë mbarëvajtjen e lojërave olimpike po konsiderohen të ndërlikuara dhe të bezdisshme nga ata që përballen, duke kufizuar në një farë mënyre edhe jetën normale të qytetit.

Albin Sandrin, i cili punon për një kompani pastrimi, po përpiqej të kalonte me biçikletë nëpër qytet për disa punë. Ai nuk kishte autorizimin e kërkuar për të kaluar nëpër barrierat metalike dhe iu tha të merrte një rrugë tjetër. Ai tha se ngritja e zonave të sigurisë ka bërë që destinacionet që përshkoheshin për 25 minuta, tani duan 1 orë. Shoferi i Tuktuk-ut i një tricikli, ishte i pajisur vetëm me leje si këmbësor, ndërsa për mjetin e tij nuk kishte, ndaj edhe u kthye nga rruga.

“Është sikur Lojërat Olimpike janë këtu vetëm për (presidentin francez Emmanuel) dhe miqtë e tij, dhe francezët janë mbyllur brenda. Ne kemi edhe familje për të ushqyer”, shtoi ai.

E vështirë është bërë edhe për turistët, 14-vjeçarja nga Holanda, e cila ka po viziton Parisin me mamanë, vëllezërit dhe motrat, thotë se të gjitha këto masa sigurie janë bërë të bezdisshme. "Është e vështirë për të shkuar përreth qytetit. Unë dua të shoh atraksionet, Kullën Eifel dhe shumë të tjera”, tha ajo.

Ceremonia e hapjes zhvillohet sot, ku me mijëra atletë dhe interpretues të përfshirë në këtë kompeticion do të parakalojnë me flamujt përkatës të shteteve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos