Taranto 2026, Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në xhudo

Nga A2 CNN
29 Gusht 2026, 19:14 | Sporte të tjera

Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë edicion dhe të katërtën nga xhudoja.

Fazliu arriti deri në finale pas fitoreve ndaj turkes Ozlem Yildiz dhe francezes Doria Boursas, por në luftën për medaljen e artë u mposht nga italiania Carlotta Avanzato.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili përmes një postimi ka përgëzuar xhudisten kosovare për paraqitjen dhe medaljen e fituar.

“Kjo është medalja e pestë për Kosovën, e katërta nga xhudo”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës, duke e cilësuar rezultatin e Fazliut si një tjetër sukses të rëndësishëm të delegacionit kosovar në Taranto.

KOK-u i ka drejtuar urimet Laurës Fazliu, trajnerit të saj Toni Kuka dhe Federatës së Xhudos së Kosovës për këtë arritje.

Medalja e Fazliut e vazhdon serinë e rezultateve të mira të xhudistëve kosovarë në Taranto, ndërsa xhudoja edhe një herë po dëshmon se mbetet një prej sporteve kryesore të Kosovës në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos