Titulli, volejbolli vajza , Skënderbeu fiton sërish me Tiranën, një hap larg trofeut

Nga Dea Kozma
25 Prill 2024, 17:13 | Sporte të tjera

Titulli, volejbolli vajza , Skënderbeu fiton sërish me Tiranën,

Skënderbeu i volejbollit të vajzave  ka fituar dhe finalen e dytë ndaj Tiranës dhe tani është vetëm një hap larg titullit kampion. Korçarët mundën 3-1 me përmbysje Tiranën në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Bardheblutë e nisën vrullshëm dhe fituan setin e parë me shifrat 25-14 pas vetëm 23 minutash lojë. Megjithatë, korçarët reaguan shpejt dhe fituan të dytin 25-21, duke vendosur kështu barazpeshën në sete. Edhe i treti nuk kishte histori me ekipin e Skënderbeut që dominoi dhe e mbylli  25-18, duke përmbysur gjithçka. Seti i katërt ishte më i luftuari por në fund korçarët ishin më të sakta dhe  e fiton edhe atë, 25-23 dhe mbyllën takimin me rezultatin final 3-1 me sete.

Finalja e tretë për titullin kampion në volejbollin e vajzave do të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 17:00, në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, aty ku Skënderbeu ka mundësi të ngrejë lart trofeun, ndërsa Tirana kërkon të mbajë të hapur llogaritë e titullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos