Stadiumi i parë në Itali hap dyert për tifozët

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 18:03 | Futboll
Stadiumi i parë në Itali hap dyert për tifozët

Pandemia e koronavirusit vijon të jetë një shqetësim në mbarë botën, megjithatë futbolli dalë ngadalë po tenton t’i rikthehet normalitetit.

Për herë të parë që nga izolimi edhe në Itali është marrë vendimi që të paktën një stadium të hapë dyert për tifozët. Është fjala për ndeshjen miqësore mes Parmës dhe Empolit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Tardini”.

Konfirmimi ka ardhur nga klubi i Parmës, duke e bërë “Tardini”-n stadiumin e parë që hap dyert për tifozët në Itali. Në stadium do të lejohen deri në 1 mijë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos