Stërvitja më e madhe e mbrojtjes detare, raketa e re ‘Sea Viper’ e Britanisë rrëzon dronin reaktiv

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 17:07 | Bota

Luftanija mbretërore britanike HMS Defender, e cila vlen 1 milionë paund, është vendosur në provë këtë të premte në brigjet e Skocisë, në një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake që organizohen në botë.

Luftëanija shkatërroi një dron reaktiv duke përdorur një raketë që lëviz me shpejtësi tre herë më të madhe se zëri gjatë testeve të mbrojtjes detare.

Oficeri Cameron McDonnell kontrolloi raketën ‘Sea Viper’ të lëshuar nga Defender dhe ia doli me sukses të rrëzonte ‘Bruiser’, dronin që është krijuar për të qenë i vështirë për t'u gjurmuar dhe përgjuar.

Teknologjia e fundit përbën sistemin ‘Sea Viper’, i cili i jep luftëanijes HMS Defender aftësinë për të gjetur dhe gjurmuar me saktësi një objektiv përpara se të gjuajë vetë raketën, e njohur si një ‘Aster 30’.

Luftanija sakaq, po merr pjesë në stërvitjen “Formidable Shield 2023”, një stërvitje për të testuar raketa, sisteme, sensorë dhe softuer kundër objektivave balistikë, nënsonikë dhe supersonikë, së bashku me 13 vende të NATO-s.

Stërvitja vjen në një kohë kur sistemi i armëve të Mbretërisë së Bashkuar po i nënshtrohet një përmirësimi prej 300 milionë paund për të siguruar që Marina të mbrohet nga kërcënimet më të fundit, përfshirë raketat balistike kundër anijeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos