Stok në Kukës, mungesë tregu edhe për bimët medicinale të bjeshkëve

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 14:54 | Aktualitet
Stok në Kukës, mungesë tregu edhe për bimët medicinale

Kukësi është një ndër qarqet që siguron prodhimin më të madh në vend të bimëve medicinale, të cilat merren kryesisht nga bjeshkët që cilësohen ndër më të pastrat në Evropë. Por problemet edhe këtë vit ashtu si vitin e kaluar këto lloj bimësh kanë patur një stopim të tërheqjes së tyre kryesisht nga të huajt, duke sjellë një stok të konsiderueshëm për grumbulluesit. Një prej tyre shprehet se edhe pse prodhimi është bio dhe i bollshëm, tregu lë për të dëshiruar.

“të gjitha produktet e bimëve medicinale kanë pasur shumë problem që po ankohen në të gjithë Shqipërinë. Edhe Kosova ka pasur problemet e veta nga importuesit amerikanë dhe europianë që kërkojnë bimë medicinale të bjeshkëve tpna. Ka produkt shumë por problem kemi tregun. Vazhdojmë ende me krizën e eksportimit të bimëve”, shprehet grumbulluesi Gazmend Koldashi.

Krijimi i stokut ka ulur nivelin e likujditetit të grumbulluesve të mëdhenj përkundrejt grumbulluesve të vegjël, të cilët i mbledhin bimët në male. Në qarkun e Kukësit mbi 75 për qind e popullatës në zonat rurale, merren me mbledhjen e bimëve medicinale dhe në kushtet e mungesës së likujditetit nga pikat e mëdha, disa nga banorët kanë nisur t’i shesin vetë në tregje, ose t’i lënë pa marrë lekët, derisa të shiten.

“Treg nuk ka sikurse vitet e tjera se ekonomia ka rënë. Me  10 mijë leke dhe nuk ka. Ku të gjejmë mbledhin dhe vijmë i sjellim. Lekë nuk ka për të më paguar. Problem ëshë kjo”, thonë disa grumbullues të vegjël.

Grumbulluesit e bimëve medicinale si të mëdhenj ashtu edhe të vegjël shpresojnë dhe kërkojnë një ndihmë edhe nga shteti pasi të vetëm nuk po arrijnë dot të vjelin as shpenzimet e punës së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos