Stoltenberg: Përgëzova Zelenskin për trimërinë e popullit ukrainas

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 10:31 | Bota
Stoltenberg: Përgëzova Zelenskin për trimërinë e

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, mëngjesin e së hënës. Kreu i NATO-s shkruan në profilin e tij zyrtar në Twitter se shumë shpejt aleatët e NATO-s do të ndihmojnë më shumë Ukrainën.

“Sapo fola me presidentin Zelenski dhe e përgëzova atë për trimërinë që ka treguar populli dhe ushtria ukrainase. Vendet aleate të NATO-s, po e rrisin mbështetjen e tyre me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, sikundër edhe me ndihma humanitore dhe financiare”, shkruan Stoltenberg. (A2 Televizion)

https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1498225329718112256

A2 CNN Livestream

Latest Videos