I vuri zjarrin tokës në Kryekuq, kapet pranë vatrës 29-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 16:08 | Bota

I vuri zjarrin tokës në Kryekuq, kapet pranë vatrës

Një 29-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Kryekuq, i cili rrezikonte të përhapej drejt pyllit të Parkut Kombëtar të Divjakës.

Ngjarja u regjistrua sot, rreth orës 13:25, kur shërbimet e Policisë morën njoftim për një vatër zjarri në këtë zonë.

Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.

Pranë vatrës së zjarrit, Policia kapi shtetasin me inicialet A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies.

I riu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos