Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 16:01 | Politikë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur më datën 30 tetor përfaqësuesit e grupeve parlamentare për të konsultuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

A2 CNN mëson se ftesa u është bërë të gjitha partive politike që kanë deputetë në Parlament.

Pas konsultimeve, kreu i shtetit pritet të dekretojë datën e zgjedhjeve në përputhje me afatin ligjor.

Afati për dekretimin e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit Begaj është 7 nëntori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos