PD refuzon ftesën e Begajt, nuk merr pjesë në konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 16:26 | Politikë

PD refuzon ftesën e Begajt, nuk merr pjesë në konsultimet

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në konsultimet e thirrura nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Takimi është parashikuar të zhvillohet më 30 tetor, ku kreu i shtetit ka ftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Ndërkohë, Partia Socialiste dhe forca të tjera politike kanë pranuar ftesën e Presidentit Begaj dhe pritet të marrin pjesë në konsultime.

Sipas informacioneve të A2 CNN, ftesa u është dërguar të gjitha partive politike që kanë deputetë në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos