Strakosha përballë CR7, sot luhet Lazio-Juve

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2019, 11:35 | Futboll
Strakosha përballë CR7, sot luhet Lazio-Juve

Thomas Strakosha do të ketë përballë mbrëmjen e sotme Cristiano Ronaldon, në supersfidën e javës së 15 të Serisë A: Lazio-Juventus.

Në “Olimpico” të Romës, Lazio nuk do të ketë në dispozicion Valon Berishën, Jordan Lukakun, Marusicin e Patric. Në mbrojtje, Bastos është i avantazhuar ndaj Luiz Felipe, ndërsa si anësorë në skemën 3-5-2 do të vendosen Lazzari e Lulic. Rikthehet në formacion Luis Alberto, ndërsa është provuar edhe Parolo në pozicionin e Milinkovic.

Përsa i përket Juves, pas dyshes Ronaldo-Dybala, Sarri do të vendosë në rolin e organizatorit Berbardeschin, ndërsa Higuain do të ulet në stol.

Nëse Juventusi fiton sot, do të rikthehet në krye të renditjes së Serisë A.

Ndeshja Lazio-Juve do të luhet në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos