
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se pret të zhvillojë bisedime me homologun kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të APEC-ut javën e ardhshme. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se planifikon të diskutojë për “denuklearizimin” dhe luftën në Iran.
Më herët, Trump deklaroi se bllokada e fundit e SHBA-së ndaj rrugëve tokësore të furnizimit të Iranit është tashmë në fuqi. Ai shtoi se rifillimi i sulmeve është “shumë pak i mundshëm”, nëse ka përparim në negociatat për programin bërthamor të Teheranit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka kërcënuar se do ta kthejë situatën në “ferr” nëse SHBA-ja rifillon sulmet. Ai i ka bërë thirrje Uashingtonit të pranojë propozimin dyditor të Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Më shumë se 70 për qind e rajonit kurd në veri të Irakut ka mbetur pa energji elektrike, pasi një dron goditi impiantin e gazit Khor Mor, duke shkaktuar zjarr. (A2 Televizion)