
Çmimi i Madh i Brazilit u fitua nga Lando Norris me McLaren, por ishte sërish Mercedesi ai që festoi, pasi zyrtarizoi edhe titullin kampion për Konstruktorë, pas atij për Pilotë të fituar javën e kaluar nga Kimi Antonelli.
Britaniku Norris dominoi që nga starti garën ku kishte marrë edhe pole-position, duke lënë pas Max Verstappen, i cili u nis nga fundi për të përfunduar në vendin e dytë në podium.
Makinat Mercedes shfaqën probleme pas ndërrimit të parë të gomave, me Russell i cili u rrotullua në rrugën e pit stopit, ndërsa Antonelli humbi ritmin duke u kaluar me radhë nga Norris, Hadjar dhe Verstappen. Kampioni i saposhpallur i botës gaboi pas ndërrimit të gomave në xhirot e fundit për shkak të shiut në pistë dhe i la vendin Russell, duke u kënaqur me vendin e pestë.
Paraqitje e dobët e Ferrarit, që përfundoi në vendet 7 (Leclerc) dhe 9 (Hamilton).
(A2 Televizion)