
Erkand Qerimaj do të garojë në baterinë B në kampionatin e Europian të peshëngritjes që do të zhvillohet në Gjeorgji pas dy ditësh.
Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme për Qerimajt, madje është një strategji e shkodranit, i cili në këtë mënyrë synon të ngjitet në podium.
Në baterinë B, intensiteti i garës është më i shpejtë, me provat shumë pranë njëra-tjetrës. Fituesi i medaljes së vendit të tretë në Botëror eviton pritjen e gjatë dhe i jep vetes mundësi të paraqitet në maksimumin e potencialit në secilin stil.
Ndryshe nga bateria B, në baterinë A, ku rivalizojnë disa peshëngritës, distanca nga njëra provë në tjetrën është e madhe dhe kjo bën që peshëngritësi të shpenzojë më tepër energji në palestër, duke tentuar që në pedanë të shfaqet në maksimumin e tij.
Qerimaj do të ngjitet në pedanë në datën 10 prill në orën 13:00. (A2 Televizion)